Marine Le Pen mori dyfishin e votave të Macron në zgjedhjet e së dielës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se po shpërndan Parlamentin dhe po bën thirrje për zgjedhje të reja në vend.

Kjo lëvizje e tij vjen pas humbjes së thellë të partisë që ai drejton në zgjedhjet për Parlamentin Europian, ku sipas sondazheve do të marrë rreth 15 % të votave, kundrejt 30 % të votave që rezulton të ketë marrë partia e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen. Ai ka kërkuar që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 30 qershor dhe 7 korrik.

Kujtojmë se sipas projeksioneve, këto zgjedhje për Parlamentin Europian kanë regjistruar një rritje të forcave të ekstremit të djathtë.

About Krye Redaktor

Check Also

Trump thirrje kreut të Bankës Qendrore Amerikane të japë dorëheqjen menjëherë!

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka bërë thirrje që kryetari i Rezervës Federale të japë …