Rama shkon në Kosovë, Kurti e injoron, nuk e takon!

Marrëdhënia mes dy kryeministrave shqiptar Edi Rama dhe Albin Kurti duket se janë të ftohura.

Teksa Edi Rama do të vizitojë sot Prishtinën në rastin e 25 vjetorit të çlirimit, ai është injoruaar nga Kurti, teksa nuk do të ketë një takim mes tyre.

Po ashtu, kryeministri shqiptar do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Më pas, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtij përvjetori, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë.

Në vijim të agjendës, Kryeministri Rama do të mikpritet nga Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ku në një ceremoni të posaçme do të nderohet me Çelësin e Qytetit.

About Redaksia

Check Also

“Nuk mundem, kam 600 çështje…”/ Gjyqtari na tregon dështimin e reformës në drejtësi

BIRN Gjyqtari i Durrësit, Shkëlzen Liçaj paraqiti të mërkurën më 22 tetor në Këshillin e …