Prej tre vishtesh, Partia Demokratike tentohet të mbahet peng nga Edi Rama përmes Lulzim Bashës.
Lulzim Basha i mori simbolet e Partisë Demokratike dhe ia dorëzoi Edi Ramës në gjykatë, dhe duke shantazhuar me vetting gjyqtaren Muça, i mbajtën simbolet peng tre vite rresht, tani pengu i Ramës kërkon sërish t’ia çojë simbolet dhuratë.
Por duket qenë edhe peng edhe i pa ditur, harron që ka tre vendime gjykate që kanë përcaktuar qartë se simbolet e Partisë Demokratike u përkasin demokratëve, vendimi i Zhukrit, vendimi i Gjykatës së Lartë, vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit janë vendime që përcaktuan qartë se kush është PD dhe kujt i takojnë vula dhe logo.
Lulzim Basha i cili përjashtoi gjithë anëtarët dhe bëri të vdekur rreth 60-mijë prej tyre, vijon misionin e tij, të dëshpëruar këtë herë, për të asgjesuar PD.
Edi Rama duket se është në panik nga bashkimi i demokratëve dhe ka vendosur të përdorë për të fundit herë pengun e tij, Lulzim Basha, i cili së fundi pretendon se do bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit.
Përpjekje e dëshpëruar pasi vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit ishte thjeshtë ekzekutim i vendimit të Gjykatës së Lartë, pra, kjo gjykatë është shprehur njëherë se Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha nuk janë palë fare, por Lulin nuk e lënë, ashtu si çdo i pengmarrç nga mafia me pazare, edhe ai po përpiqet dëshpërimisht.
Gazeta RD