Berisha-pensionistëve: Kjo natë e shenjtë më frymëzon të zotohem para jush se pensionet tuaja do të dyfishohen

Në fjalën e tij para qytetarëve, lideri i opozitës, Sali Berisha është zotuar në këtë natë të shenjtë të Kurban Bajramit se me të ardhur PD-ja në pushtet, do të dyfishojë pensionet. Berisha tha se, kjo natë e shenjtë më frymëzon të zotohem para jush se pensionet tuaja do të dyfishohen.

“Miq, nesër është festë.

Po a e dini ju se qindra e mijëra pensionistë këtë festë të bekuar, e kanë festë të ndaluar sepse nuk u përgjigjen dot shpenzimeve të festës.

Miqtë e mi, ndaj pensionistëve shqiptarë është kryer këto vite një krim i rëndë dhe i paparë.

Këto 10 vite kanë qenë vitet në të cilat pothuaj çdo pensionist i këtij vendi është zhytur çdo vit e më shumë në skamje, sëmundje dhe mosmjekim.

Pas rritjes dhe dyfishimit të pensioneve, nga viti 2013 gjer sot, ato jo vetëm që nuk janë rritur më, por krahasuar me inflacionin, çdo pensionist merr sot të paktën 25 përqind më pak si fuqi blerëse se ç’merrte në vitin 2013.

Në një kohë kur 80, 90 dhe 100 përqind të investimeve publike vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen nga qeveritarët.

Të dashur miq, vetëm me vjedhjet e një viti, të cilat sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit në 9 muaj arrijnë në 930 milionë euro, mund të dyfishoheshin të gjitha pensionet në Shqipëri.

Sot pensionet janë, thashë dhe njëherë mjerim i vërtetë.

Sot pensionet pas 10 vitesh duhet të ishin jo dyfishuar, por më së paku të ishin trefishuar.

Kjo natë e shenjtë më frymëzon, më detyron të betohem para tyre, të zotohem para tyre se pensionet e tyre do të dyfishohen.

Se pensionet e tyre, pas dyfishimit do të ecin drejt trefishimit.

Se një kuadër ligjor, i cili nuk do lejojë kurrë që një pensionist të detyrohet të përdorë paratë e pensionit për kujdesin e tij shëndetësor.

Do ketë një minimum jetik, e kemi deklaruar, i cili do jetë 220 euro për çdo shqiptar.

Dhe me këtë thahen lotët e ftohta të mjerimit që derdhin shqiptarët që numërojnë kafshatën për shkak të pensioneve mizerabël dhe rrogave të ulëta”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjykata Kushtetuese gjen shkelje në dosjen “Partizani”

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e “Studio Pustina” që kishte si objekt shfuqizimin e …