Beleri i shpëtoi jetën, zbulohet emri i kryebashkiakut që tentoi vetëvrasjen në burg

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i ka shpëtuar jetën një tjetër kryebashkiaku, i cili ka teëntuar që të bëjë vetëvrasje, për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike.

I ftuar në Top Story, Karamuço tha se, Beleri ka pasur sjellje të mirë në burg.

Biseda:

Grida Duma: Karamuço sot Beleri ndodhet në burg të sigurisë së lartë, sigurisë normale, ku është situata e tij sot dhe si do e vazhdojë dënimin e tij, si llogaritet dënimi?

Ervin Karamuço: Është në paraburgim, në mos gaboj në Fier. Madje ka raporte nga shërbimet penitenciare jo vetëm për sjelljen e tij të mirë, por i ka shpëtuar jetën një tjetër ish-përfaqësuesi vendor, i cili edhe ai vuan në paraburgim. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ka dashur të vrasë veten dhe e ka shpëtuar Beleri. Një tjetër personazh i cili ka tentuar disa herë të vrasë veten brenda paraburgimit aktualisht.

…………

Burime për Voxnews thanë se eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço e ka patur fjalën se kryebashkiaku i cili ka tentuar të vrasë veten është, Safet Gjici.

About Redaksia

Check Also

Berisha-Ramës: Ti që fshihesh pas Lubisë nuk ke shpëtim, bashkë me Ballukun do të arrestoheni!

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij nga Foltorja para kryeministrisë tha se, …