Një histori e ngjashme me Shqipërinë sot!

Nga Alba KEPI

Pak ditë më parë në Festivalit e Glastonbry (muzikë e art bashkëkohor) në Britaninë e Madhe, artisti Bansky performoi veprën e tij të fundit; një gomone me emigrantë (manekinë) që lundronte si mes tallazëve të detit nën duart e spektatorëve të këtij Festivali.

Një performancë arti mes qindra mijëra spektatorëve për të denoncuar politikat angleze që kërkojnë të deportojnë emigrantët klandestinë nga Britania e Madhe në Ruandë.

Një histori kjo kaq e ngjashme me Shqipërinë sot.

E këtë performancë arti realizuar nga Bansky, të rinjtë shqiptarë e paraprinë gati dy vite më parë në protestat e tyre në rrugët e Tiranës.

Gomonia shqiptare me flamuj lundronte nën duart e protestuesve që denonconin shpopullimin masiv që po jeton Shqipëria.

Arroganca e pushtetit jo vetëm nuk reagoi për të ndalur këtë dhimbje kombëtare nga më dramatiket e ekzistencës si shtet, por shkoi më tej duke ofruar Shqipërinë tonë si një territor esktra juridiksion, nën menaxhimin e një shtetit të huaj për të strehuar emigrantë që nuk dëshërojnë të mbërrijnë në Shqipëri e madje dhe një burg për ta.

E gjitha në shkelje flagrante të të drejtave e lirive universale të njeriut.

Sot 7 korrik 2024, e pak ditë nga përvjetori i 34 i emigracionit të madh të shqiptarëve drejt botës për t’i shpëtuar diktaturës e dramës së privimit nga cdo liri e drejtë njerëzore, bilanci i emigrantëve shqiptarë drejt perëndimit është tragjik.

Po sot 7 korrik 2024, KM shqiptar nis ditën me një grup turistësh që ecin në këmbë pranë të vetmit bulevard tirans që i ka rezistuar shkatërrimit urbanistik që ka pësuar ky qytet nga qeverisja e tij.

Krenohet me këtë grup e fluks të huajsh që vizitojnë kryeqytetin, me arrogancën e injorimit ndaj cmimeve të konsumit të përditshëm që rriten dita ditës.

Dikush i komenton se dhe cmimi i burekut apo i panines është dyfishuar në Tiranë e se nuk i blejnë dot, e se ndoshta dhe këta turistë po fuqizojnë një shtresë e rrënojnë shumë të tjerë.
Dikush tjetër i shkruan se turizmi është i mirë por do punë të mbahet.

E kanë të drejtë!

Turizëm kuturu për promovim politik e marketing “be popular” në revistat turistike botërore që qëllim kanë vec shitjen e paketave të tyre e përqindjet e interesit që marrin, ndërsa shqiptarët nuk mund të përballojnë dot një javë pushime apo marrin kredi për të paguar një vizë o udhëtim ilegal për të emigruar përgjithmonë në botë, janë vetëm vrasje të përditshme e të paralajmëruar ndaj një kombi.

Banksy është një nga artistët më të mëdhenj të murales, ky art rruge lindur nga lëvizje protestash e liri shprehje krijuese e popujve kundër pushtetit.

E të rinjtë shqiptarë me gomonen e protestave të tyre të Tiranës janë avanguard i jetës shqiptare kundër pushtetit.
Janë artistë të vetvetes.

About Redaksia

Check Also

Kullat, hijet dhe misteret e financimit, rreziku ligjor që fshihet poshtë tyre dhe sfida e bankave

Eduart HALIMI Arlind AHMETAJ   Hijet e kapitalit në Kullat gjigande të Tiranës: Bankat në …