Policia e Ballës nën urdhërat e Halit Valterit, shoqëron në komisariat Blushin

Policia politike e Taulant Ballës është kthyer në shërbim dhe nën urdhrat e Halit Valterit, pasi nën urdhrat e kryebashkiakut Erion Veliaj, ka kohë që është vërtetuar.

Këshilltari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi, njëherazi edhe Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, është shoqëruar në polici pas konfliktit fizik që pati në mbledhjen e këshillit me këshilltarin socialist Halit Valteri.

Blushi goditi me letra kryebashkiakun Veliaj dhe menjëherë Halit Valteri e ka shtyrë këshilltarin e opozitës, duke marrë reagimin e këtij të fundit.

Burime bëjnë me dije se Tedi Blushi është shoqëruar dhe po merret në pyetje nga policia politike e Taulant Ballës.

About Redaksia

Check Also

Skandali me Ambasadën në Gjermani/ Foto e spiunit rus të punësuar nga Ambasadorja e Ramës në Gjermani

Ambasada e Shqipërisë në Berlin është përfshirë në një hetim penal që lidhet me dyshime …