Teliti: Me porosi të Veliajt, këshilltarët e majtë bllokuan mbledhjen për të fshehur aferën 432 mijë euro

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti akuzoi këshilltarët e mazhorancës, se me urdhër të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe në shkelje të ligjit dhe rregullores, bllokuan mbledhjen e ditës së sotme.

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes, Teliti denoncoi Veliajn për një tjetër aferë korruptive klienteliste, pasi po merret 600 m2 ambient dhe po jepet 432 mijë euro qera për 4 vjet. Teliti tha se, këtë donte të fshinte sot Erion Veliaj.

Në shkelje të plotë të ligjit dhe të rregullores së Këshillit Bashkiak, këshilltarët e majtë me porosi të Erion Velisë bllokuan mbledhjen dhe nuk lejuan asnjë pikë të rendit të ditës të diskutohej.

Në Linzë të Tiranës, ndonëse çerdhet janë domosdoshmëri dhe ne kemi denoncuar me forcë ditë për ditë se si çerdhet në Tiranë mungojnë, ndërkohë që taksa e infrastrukturës arsimore paguhet dhe janë arkëtuar mbi 50 milionë euro nga Erion Veliaj gjatë këtyre viteve dhe çerdhe nuk ka ndërtuar, sot Veliaj paraqit në Këshill Bashkiak 15 euro m2 qera në Linzë, në mes të Tiranës nuk jepet me 15 euro. Aty qenka një tjetër aferë korruptive klienteliste që po merret 600 m2 ambient dhe po jepet 432 mijë euro qera për 4 vjet. Këtë donte të fshinte sot Erion Veliaj”, tha Teliti.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …