Kryetari i Partisë Demokratike, Dega Krujë, Xhevair Bilja i ka bërë apel kryeministri Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku që të marrin masa për kërkesat e banorëve të Thumanës të cilët janë ngritur në protestë pasi kërkojnë të kenë hyrje-dalje në autostradën e re.
Bilja akuzon policinë se ka provokuar protestuesit duke i hedhur gaz lotësjellës.
“Policia provokon banorët, i hedh gaz lotësjellës siç më kanë hedhur edhe mua dhe po bën provokime të ndryshme. Banorët kërkojnë një të drejtë të tyre, hyrje dhe dalje në autostradën Thumanë-Kashar. Nëse shteti nuk do marri masa banorët do të marrin masa vetë”, u shpreh Bilja.
Kreu i PD, Krujë: Unë jam Xhevair Bilja, kryetar i PD Dega Krujë, kemi ardhur në mbështetje të banorëve, na kanë kërkuar mbështetje. Policia provokon banorët, i hedh gaz lotësjellës siç më kanë hedhur edhe mua dhe po bën provokime të ndryshme. Banorët kërkojnë një të drejtë të tyre, hyrje dhe dalje në autostradën Thumanë-Kashar. Nëse shteti nuk do marri masa banorët do të marrin masa vetë. I bëjmë thirrje kryeministrit, Belinda Ballukut të marri masa menjëherë. Të marri masa dhe të plotësojë kërkesat e banorëve të cilët janë krejtësisht të izoluar, bizneset janë drejt falimentimit.
Gjithashtu një tjetër protestues ka akuzuar policinë se i ka hedhur gaz lotësjellës fëmijëve të cilët po protestojnë sëbashku me prindërit për të pasur hyrje-dalje në autostradën Thumanë-Kashar.
Qytetari: Turp i madh t’i hedhësh fëmijëve gaz lotësjellës. Turpi më i madh t’i hedhin fëmijëve gaz lotësjellës. Ne kërkojmë të drejtat tona…
Kujtojmë se protesta e banorëve të Thumanës ka filluar në orën 18:00 duke u shoqëruar me tensione të shumta.