Protestuesit në autostradën Thumanë-Kashar kanë thyer kordonin e policisë dhe kanë filluar marshimin në aksin rrugor.
Në mbështetje të tyre janë përfshirë edhe shoferët e automjeteve të cilët janë bllokuar nga kjo protestë e drejtë e këtyre mijërave banorëve, të cilët kërkojnë të kenë akses në këtë autostradë.
Kjo është protesta e nëntë e mijëra banorëve të Krujës, Thumanë, Kurbinit, Fushë Krujës, Milotit, etj.
Një nga protestuesit u shpreh se edhe pse nuk ishte banor i zonës sërisht e mbështet protestën dhe bën thirrje për mbështetje edhe nga qytetarë të tjerë nga e gjithë Shqipëria.
Ai gjithashu u shpreh se çdo protestë që bëhet në Shqipëri duhet të përkrahet, dhe se kjo qeveri duhet të ikë një orë e më parë sepse jo vetëm e ka mbushur kupën por po derdhet. Dhe në vënd që ta heqin shqiptarët këtë qeveri, ikin, dhe lënë vendin, vendin unë nuk e lë, u shpreh protestuese, por këtu do protestoj.
“Përshëndetje dhe ju uroj suksese, e vetmja media e lirë, se i shoh të gjithë këtu paguajnë taksa, por mediat janë bërë lavatrice të qeverisë. Këtu duhet të jenë jo vetëm këta të zonës që preken, por keni parë ju, të shkosh në jug, është rruga nga Fieri deri në Vlorë edhe më e mirë, dhe nuk ka taksë, kurse unë për të shkuar tek prindërit e mij që janë të sëmurë, duhet të paguaj 4 herë taksa për 4 herë që shkoj në muaj,
E kuptoni se ku jetojmë, në qeverinë e Edi Ramës, ky kriminel tallet se ka gjetur oligarkët, veglat që u shërbejnë pushteteve dhe bëjnë kështu. Këtu është e drejtë e qytetarëve, këto spo kërkojnë gjë, kërkojnë një nënkalim që të keni mundësi që edhe njerëzit e tjerë të hynë aty brënda, se po i mbyllin bizneset, po i mbyllin shtëpitë, duhet të shkosh në Rinas, të kthehesh, pastaj do mbyllet deri në Milot do mbyllet se kështu do shkojë kjo.
Kështu që cdo protest që bëhet në Shqipëri duhet të përkrahet, kjo qeveri duhet të ikë një orë e më parë sepse jo vetëm e ka mbushur kupën po këto po derdhen. Dhe në vënd që ta heqin shqiptarët këtë qeveri, ikin, dhe lënë vendin, vendin unë nuk e lë dhe këtu do protestoj.
Qeveria e bën kastile këtë punë që ti shtypi qytetarët e ti bëjë mjeran sic ka ato patronazhistët.
Unë nuk jam banor i zonës por i mbështes dhe mbështes dhe vetën time sepse 4 herë në muaj më duhet të kaloj në këtë rrugë”, u shpreh protestuesi.