Drejtori i AKU blen vilën e dytë në Lalz 450 mijë euro

eksa populli është në dorë të Zotit që t’i shpëtojë ndonjë helmimi të mundshëm pas konsumit të produkteve të skaduara të marketeve që u fshihet e ndërrohet data e skadencës, Mondi ia ka futur një mendje të lehtë me pushime në vilat e tij në Gjirin e Lalzit pasi u ka vjelur gjobat bizneseve.

Sipas burimeve për JOQ, drejtori gjobaxhi i AKU, ka 2 vila në Lalz, njërën tek Lura 2, një vilë me sipërfaqe e me pishinë të madhe e tjetrën e tek Perla Resort.

I njëjti burim për JOQ konfirmon se vilën e dytë Rrushi e ka blerë 4 muaj pasi është emëruar drejtor në AKU, me vlerë 450,000€.

Ndërsa vilën e parë e ka blerë 7 vite më parë kur ishte drejtor i QSUT. Para se të emërohej drejtor i AKU, Edmond Rrushi ka qenë drejtor i QSUT, por në vitin 2014 ai u kallëzua më prokurori bashkë me 4 titullarë të tjerë dhe punonjës të institucionit.

Sipas një raporti të KLSH-së, Rrushi së bashku me zyrtarët e tjerë kishin keqmenaxhuar fondet me vlerën 560,000$ duke shkaktuar shtetit shqiptar një dëm ekonomik prej 350,000€.

Me paratë që ka vjedhur në QSUT, Mondi bleu vilën e parë në Lalz, teksa ka thyer rekord të ri vjedhjeje pasi me vetëm 4 muaj drejtor i AKU ka blerë vilën e dytë me vlerë gjysmë miliard lekë në “parajsën e oligarkëve” po në të njëjtin lokacion.

Burime ekskluzive për JOQ bëjnë me dije se që në momentin që Rrushi i pushtetit mori drejtimin e AKU ky institucion është kthyer në vegël të tij pasi kufitare kanë dalë jashtë kontrollit për mallrat që futen në vend dhe kontrabanda ka shkuar në maksimum.

Kunati i Rrushit Luan Zhuzhi është emëruar shef hetimi ndërsa truprojën Fajton Pashollin e ka emëruar drejtor të AKU të Tiranës./JOQ

About Krye Redaktor

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …