CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha: Rama dhe shpura e tij, me urdhër të Dritan Dajtit, hoqën pllakatën në kujtim të oficerëve

Kryetari i Partisë Demokratike ka denoncuar heqjen e memorialit për katër dëshmorët e kombit në Durrës të vrarë nga Dritan Dajti.Berisha përmes një statusi në Facebook thotë se heqja e pllakatës është bërë me urdhër të vrasësit të katë policëve në 2009 në Durrës.

Postimi i plotë

Ekzekutohen për së dyti katër dëshmorët e kombit!

Miq, Edi Rama dhe shpura e tij me urdhër të Dritan Dajtit hoqën në Durrës pllakatën  e vendosur një muaj më parë në kujtim të Dëshmorëve të Kombit oficerëve trima, atdhetar Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari që me 7 gusht 2009 ranë për tu bërë të pavdekshëm në krye të detyrës nga vrasësi serial Dritan Dajti, miku i Edi Ramës.
Ky akt kriminal i pashembullt u urdhërua në kuadrin e përgatitjes së terrenit nga Edi Rama për lirimin e xhelatit të tyre Dritan Dajti.
Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shemtuar, triumf i krimit shtetëror. Nderim për jetë dëshmorëve të atdheut Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari që i ekzektutoi për së dyti me dorën e Edi Ramës vrasësi serial Dritan Dajti! #sb

1 / 2

Kujtojmë se  ë vitin 2009 katë punonjës policie, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari u vranë nga Dritan Dajti, i cili më pas u arrestua dhe u dënua me burg për jetë. Por së fundi Dajti është shumë pranë lirimit nga drejtësia e Rilindjes. 

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …