Berisha: Të betohemi ta nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e pengmarrësve, vendas e të huaj!

Kryetari i PD, Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që të betohen për ta nxjerrë Shqipërinë dhe kthetrat e pengmarrësve të saj vendas dhe të huaj qofshin.

Berisha tu bëri thirrje demokratëve, të betohemi ta nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e pengmarrësve, vendas dhe të huaj, do t’i shpallim ‘non grata’.

“Shqipëria në ditën e demokracisë është vendi i marrë peng nga krimi, nga balojzët e drogës, nga ministrat, Edi Rama këta kriminelë që nuk kanë interes tjetër përveç pushtetit dhe pasurimit të tyre.

Në këtë vend ligji nuk ekziston.

Në këtë vend kushtetuta është një letër pa vlerë.

Në këtë vend me urdhër të Edi Ramës, lirohen vrasës, çlirohen nga krimet e tyre makabre.

Në këtë vend vidhet ditën për drekë në paratë e qytetarëve, dhjetëra, qindra, por ndodh dhe miliarda euro.

Pasuritë publike, grabiten, plaçkiten nga soji dhe sorollopi i Edi Ramës dhe ministrave të tij

Miq!

Ajo që i ka ndodhur Shqipërisë, rrallë, shumë rrallë mund të ketë ndodhur në historinë e njerëzimit.

Mafia shqiptare, ndërkombëtare ka marrë peng këtë vend, ndaj çdo demokrat dhe demokrate këtë ditë duhet të betohet për çlirimin e saj, duhet të betohemi të gatshëm për çdo sakrificë.

Duhet të betohemi të nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e pengmarrësve të saj, vendas dhe të huaj, cilido qofshin ata. Ata që marrin peng një vend, janë armiq të tij.

Ky vend është vendi dhe duhet të jetë vendi i shqiptarëve të lirë, i shqiptarëve që e duan, që ndjehen krenarë, i shqiptarëve të cilët janë të vendosur ta integrojnë atë në familjen e madhe evropiane.

Në këtë vend mafia shqiptare ndërkombëtare duhet të shpallet ‘non grata’ sa më parë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shpalli ‘non grata’ Berishën dhe liderë konservatorë, por jo Maduron, letra pëvëluese e Rubio për Blinken

Letra e senatorit Marco Rubio dhe kolegëve të tij konservatorë drejtuar Presidentit Biden dhe Sekretarit …