“RD”
Sot diplomatët kryesorë perëndimorë aletaë të shqiptarëve kanë kërkuar që opozita të mos përfshihet në akte të forta kundër mazhorancës, nuk duhet të ketë dhunë, por të ketë një dialog konstruktiv brenda institucioneve. Deklarata në dukje është dashamirëse.
Po përse opozita arriti deri në këtë pikë? Përgjigja është shumë e thjeshtë sepse vendi ka rrëshqitur në një diktaturë krimi përmes kapjes së drejtësisë.
Lideri i opozitës mbahet peng prej 10 muajsh me akuza politike të fabrikuara nga Partia-Shtet.
Deputeti Salianji është dënuar me akuzë të rreme me 1 vit burg. Këta diplomat duhet ta kuptojnë se shqiptarët janë lënë vetëm për vite me rradh përballë një diktature krimi me idenë se diktatura është stabilitet.
Kupa është mbusur dhe sot shqiptarët po përgatiten për një reagim të fortë ndaj këtij regjimi kriminal sepse kupa është mbushur dhe është tejkaluar çdo vijë e kuqe.