Zjarri në Kuvend/ Noka: Herën tjetër radhën e ka Kryesia…

Sekretariati i Etikës në Kuvend është mbledhur në orën 15:00 për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve, e cila kërkon përjashtimin e 24 deputetëve të Partisë Demokratike nga aktivitetet parlamentare.

Mazhoranca kërkoi përjashtimin e deputetëve kundërshtar një ditë pas seancës së tensionuar të hënën në Kuvend, ku opozita dogji një pjesë të karrigeve, si dhe bllokoi foltore.

Teksa po mbahej mbledhja e Sekretariatit të Etikës, në Kryesinë e Kuvendit ka shkuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i cili ka paralajmëruar socialistët se herën tjetër tensionet do të zhvendosen aty.

“Herën tjetër radhën e ka Kryesia e Kuvendit”, është shprehur Noka.

About Redaksia

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …