Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj deklaroi nga shkallët e Parlamentit se do bëjnë gjithçka që kanë në dorë pa denatyruar veten për t’i shërbyer vendit.
Pak minuta pas ndalimit nga Garda të hyrjes së deputetëve të opozitës në Kuvend, Gjekmarkaj ka folur për mediat, duke lënë të hapur dhe mundësinë e ngujimit në sallën e seancave.
“Do rezistojmë, do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë pa denatyruar veten. Çdo mundësi që na hap rrugë ndërgjegjja për t’i shërbyer këtij vendi ne do ta shfrytëzojmë”, deklaroi Gjekmarkaj.
Deputetët e PD, Bledion Nallbati dhe Nënkryetari Agron Gjekmarkaj janë prononcuar për mediat pas janë paraqitur në Kuvend pas vendimit për përjashtimin e tyre nga Etika.
Nallbati: Në Shqipëri kanë ndodhur ngjarje më të rënda se kjo.
Nga Rama dhe qeveria e vet është shkelur vendimi gjykatës Kushtetuese, jo më një rregullore parlamenti. Mund të presësh gjithçka nga këta.
Gjekmarkaj: Ata mund të na arrestonin edhe natën dhe të na çonin te Salianji.
Ju rrini në gatishmëi. Këto janë vendime arbitrare që tregojnë mllef dhe frikë.