Sipas deklaratës së fundit të pasurisë, Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, ka blerë gjatë vitit 2023 një apartament në Tiranë, me sipërfaqe 107 m², për vlerën e 429 mijë eurove. Zonja Rama deklaron të ardhura të shumta nga punësimi, qiradhënia dhe aktivitetet e saj si konsulente, të cilat janë burimi kryesor i këtij investimi të madh.
Gjithashtu, po gjatë vitit 2023, Linda Rama ka blerë edhe një tokë ullishte në zonën e Surrelit, me sipërfaqe prej 781 m², me vlerën e 39 mijë eurove, duke shtuar pasurinë e familjes.
Nga ana e tij, Kryeministri Edi Rama ka raportuar për vitin 2023 rreth 27 mijë euro nga paga si Kryeministër, si dhe 50 mijë USD të ardhura nga puna e tij artistike, përkatësisht nga shitja e pikturave.
Me këto investime të fundit, pasuria e paluajtshme e çiftit Rama, që përfshin edhe një shtëpi dhe tokë në Surrel, si dhe një apartament prej 146 m², kap një vlerë që tejkalon 1 milionë euro.
Ky raport ngjall interes në lidhje me burimin dhe menaxhimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë, duke ngritur pyetje në lidhje me transparencën dhe kontrollin e pasurisë së familjes kryeministrore.
Referuar deklaratës së fundit të pasurisë, po gjatë vitit 2023, Linda Rama deklaron se ka blerë edhe një ullishte tjetër në Surrel, me sipërfaqe 781 m2, me vlerë 39 mijë euro./Publik media