Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilda Zhulali ka mbajtur fjalën e saj në protestën e organizuar ditën e sotme nga opozita, përballë bashkisë së Tiranës.
Zhulali është shprehur se në mbledhjen e fundit të bashkisë së Tiranës, këshillltarët socialistë vendosën që familjet në nevojë të mernin si ndihmë sociale vetëm 30 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që kryebashkiaku i tyre çon 2.4 milion euro në muaj tek një incinerator fantazëm që nuk ekziston.
“Të dashur qytetarë të Tiranës, në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të gjithë këshilltarët socialistë nxorrën nëpër rrjete sociale që shiko se ne kemi votuar për ndihmën sociale në Tiranë e opozita është kundër, por a e di se me çfarë krenohen këta? Se këta janë edhe primitivë!
30 mijë lekë të vjetra ju japin ndihmë sociale 248 familjeve në Tiranë, 30 mijë lekë të vjetra në muaj, 2.4 milion euro në muaj i çon Velliaj për inceneratorin fanatzëm që nuk ekziston, e 30 mijë lekë në muaj për një fmailjë të varfër.
Tani zgjedhjen bëjeni ju, sa kushton jeta juaj qytetarë të Tiranës sa kushton jeta e fëmijëve tuaj? 30 mijë lekë se aq jua ka vënë çmimin Erion Veliaj.
Ndërsa Zoto e Mërtiri e kanë çmimin 2.4 milion euro në muaj, e ndaj ne jemi sot këtu spese jemi kundër këtij poshtërimi që i bëhet çdo qytetari te Tiranës e ju të dashur policë keni zgjedhur ta shisni veten tuaj sepse aq para ju ka dhënë Veliaj, vetëm 30 mijë lekë.
Ne duam një vend me njerëz të mirë që e duan jetën e luftojnë çdo ditë për to”, tha Zhulali.