Shifra dramatike/ 74 mijë studentë më pak se në 2014, Rama çon drejt mbylljes edhe universitetet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se në universitet e vendit sot janë 74 mijë studentë më pak se në 2014. Sipas Berishës, Rama ka dyfishuar tarifat e studimeve në këto vite që qeverisë.

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore, mirënjohjen më të pakufishme ju misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë, kauzës së pamposhtur të qytetarëve shqiptarë. Mirënjohje të pakufishme oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë, që përcjellin në të katër anët e Shqipërisë të vërtetat e këtij regjimi të bazuar në drogën, krimin, vjedhjen e shqiptarëve.

Të vërtetat e qëndresës së pamposhtur tuaj, të vendosmërisë tonë në një betejë të pandalshme për realizimin e qeverisë teknike, rikthimin e votës së lirë te shqiptarët, rotacionit politik dhe fitores së opozitës. Të dashur miq, organizata kriminale që kryeson Edi Rama prodhon çdo ditë, çdo javë të këqija, akte armiqësore, akte brutale, akte shkatërrimtare ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në sulm sot janë si kurrë ndonjëherë në histori, universitetet e vendit”, tha Berisha.

About Krye Redaktor

Check Also

Takimi i Ramës në Dubai me kartelin e drogës “Sinaloa” dhe bosët e krimit

Dubai është një nga vendet e preferuara të Ramës. Ai viziton shpesh Dubain, natyrisht jo …