Hoti: Nuk i trembem kërcënimeve të Elisës, nuk do të tërhiqemi në rrugën tonë!

Deputetja e PD, Elda Hoti në fjalën e saj për mediat pas seancës plenare është shprehur se, nuk ka hedhur asnjë substancë që mund të rrezikojë jetën e deputetëve në parlament.

Hoti ka theksuar se kërcënimet e kryetares së parlamentit nuk do të bëjnë punë pasi misioni i opozitës do të vazhdojë.

“Ajo që hodha në parlament nuk ishte asgjë që mund të rrezikojë jetën e deputetëve, le të rrijë e qetë Elisa Spiropali.

Nuk i trembem kërcënimeve të Elisës le të na çoj në SPAK dhe ku të dojë pasi ne kemi një mision dhe nuk do të tërhiqemi pas në rrugën tonë”, tha Hoti.

About Redaksia

Check Also

“REL”: Opozita po kërkon me protesta të ndryshme largimin e Ramës dhe qeveri teknike

Pjesëtarë të përjashtuar të opozitës janë përpjekur të futen me forcë në sallën e Kuvendit …