Deputetët e opozitës kanë mbajtur ditën e sotme një protestë qytetare, një fushatë sensibilizuese në selinë e Parlamentin Evropian në Strasburg.
Deputetja e PD, Lindita Memaliaj gjatë fjalës së saj u shpreh se, kërkesa e vetme e opozitës është qeveria teknike për ti siguruar Shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të drejta.
“Rama në bashkëpunim me mekanizmat kriminalë dhe duke goditur opozitën po tenton të marrë sërisht pushtetin”- u shpreh deputetja
“Sot jemi përpara PE. Kemi marrë tashmë të gjithë bashke 30 deputete të PD, të parlamentin Shqiptarë, për të sensibilizuar ndërkombëtarët, eurodeputetët e PE, për ti bërë një skaner situatës së rëndë dhe dramatike në të cilën ndodhet Shqipëria sot.
Ndodhemi në një vit paraelektoral, ku në 2025 kemi zgjedhjet, ku padyshim në situatën e rënd ku ndodhet vendi, në një vend ku është asgjësuar kushtetuta, ku nuk ekziston më shteti ligjor, shteti i së drejtës, në një vend ku janë eleminuar zgjedhjet e lira. Padyshim që kërkesa jonë kryesore është qeveri teknike në mënyrë që ti ofrojmë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Tashmë të gjithë e pamë se çfarë ndodhi edhe me listën e Durrësit, se si krimi i organizuar se si bandat e orientojnë Ramën, për listën dhe rënditjen e deputetëve. Me këto mekanizma patronazhimi të krimit të organizuar, me paratë e korrupsiomin, por nga ana tjetër duke goditur opozitën, do të marrë pushtetin. Prandaj ne jemi këtu, jemi ndarë në dy grupe, ku njëri grup po zhvillon takimin me PE dhe nga ana tjetër ne me protestë qytetare, fushatë sensibilizuese kërkojmë të tërheqim vëmëndjen nga Shqipëria. Po japim një skaner të asaj çka po ndodh realiasht në Shqipëri”, tha Metaliaj.