Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur pas përfundimit të protestës sensibilizuese në Parlamentin Europian ku morën pjesë rreth 30 ligjvënës të opozitës.
Bardhi tha se gjatë takimeve me krerët e Parlamentit Europian, të gjithë janë surprizuar nga fatki se si një vend kandidat për në BE po shkon drejt një shteti personal të një individi, një shteti autokrat që shtyp opozitën dhe fuqizon krimin e organizuar.
“Siç e thash ka qenë vit zgjedhor dhe për PE-në, duket të kemi në konsideratë dhe zhvillimet globale.
Një pjesë e tyre ndjekin zhvillimet, pjesa tjetër, bazuar mbi informacione dhe fakte që ne u dhamë, ishin të surprizuar se si një vend i NATO-s dhe vend kandidat për në BE, po shkon drejt një shteti personal të një individi, një shteti autokrat që shtyp opozitën dhe fuqizon krimin e organizuar. Në këtë mënyrë shkelmohet çdo vlerë dhe parime europiane.
Edi Rama për fat të keq në vend që t’i implementime këto standarde Europiane në qeverisje, bën të kundërtën dhe ka vendosur një shtet autokrat që ka shtypur opozitën”, tha më tej Bardhi.