Nis mosbindja civile, bllokohen akset kryesore në të gjithë vendin!

Opozita e bashkuar ka nisur mosbindjen civile ndaj narkoregjimit të Edi Ramës, këtë herë duke bllokuar të gjitha akset kryesore hyrësë në kryeqytet dhe pikat kyçë nga qarqe.

Nga Tirana, ku në ballë të protestës janë deputetët e opozitës më në krye Flamur Nokën, Sekretar i Përgjithshëm i PD dhe në qarqe ku protestave po u prijnë drejtuesit politikë dhe deputetët.

Kërkesat e opozitës janë qeveri teknike dhe lirimi i të burgosurve politikë, duke filluar nga lideri i PD Berisha, presidenti i PL Meta, deputeti Salianji.

Arrestimet e tyre janë bërë me urdhëra të Ramës, i cili ka kapur për fyti sistemin e drejtësisë dhe ka përfshirë SPAK në garën elektorale.

Nisur nga kjo opozita nuk pranon zgjedhje në të tilla kushte dhe ka vendosur si kusht qeverinë teknike.

Protestat e fundit të opozitës shqiptare kanë bërë jehonë edhe në mediat më të mëdhaja ndërkombëtare.

About Redaksia

Check Also

Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi – Kurbani i 11 Majit!

Nga Sali BERISHA Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar …