“RD”
Tre të vrarë, një në gjendje të rëndë për jetën dhe asnjë i arrestuar, asnjë i dyshuar dhe asnjë veprim i fortë nga policia. Vraësit janë të lirë ndonëse të gjithë i dinë se kush janë autorët e kësaj masakre, por ata janë të paprekshëm se janë vetë shteti sot në Shkodër. “Shteti” që bën një horr Kryeministër, “shteti” që zgjedh mazhorancën në Parlament, “shteti” që zgjedh kreun e Bashkisë…
Shteti është vrarë nga ai që sot është në krye të këtij regjimi.
Masakra e Shkodrës dëshmoi sot se shteti ka rënë dhe kontrollin e kanë bandat dhe vrasësit. Policia nuk ekziston më. Askush nuk mund të presë që ajo të luftojë krimin për të vetmen arsye, se koka e krimit sot në Shqipëri është kreu i qeverisë.
Bandat vrasin dhe bëjnë atë që duan të bëjnë sepse e kanë futur në thes kreun e qeerisë. Rama nuk i lufton dot ata po i pret në zyrë sepse i angazhon për blerjen e zgjedhjeve dhe në këmbim të pushtetit të tij ja ka lënë të gjithë territorin këtyre kriminelëve.
Kujtoni intervistën e ish-zv.Kryeministrit Ahmetaj ku deklaronte se Rama i pret bandat në zyrën e qeverisë dhe i angazhon ato për zgjedhje. Kujtoni se si karteli “Sinaloa” i kokainës së Meksikës takohej me Ramën në Kryeministri dhe mer licensa kazinoje e kulash.
Sot në Shkodër u vranë 3 qytetarë, një prej të cilëve po shkonte në shtëpi me bashkëshortin e tij pas punës.
Mesazhi që sot duhet të marrë cdo shqiptar është se askush nuk do të ketë siguri në këtë vend pa larguar kokën e krimit të organizuar që është edhe kreu i qeverisë. Ai ka bërë njësh shtetin me krimin.