Spaho: Nuk na trembin me thirrjet në SPAK, më fort do reagojmë!

Në ditën e 304 të qëndresës qytetare në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, ligjvënësi demokrat Edmond Sapho tha se thirrja e koleges së tij, Elda Hoti në SPAK nuk do ta trembë PD dhe opozitën për t’u tërhequr nga mosbindja civile.

Sipas Spahos, veprime të tilla vetëm sa forcojnë më tej reagimin opozitar ndaj narko-shtetit, si e vetmja mënyrë për të garantuar demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme në vend.

Deputeti demokrat tha se PD do të angazhohet fuqishëm, në instalimin e demokracisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Qeveria teknik, ritheksoi edhe njëherë Spaho, mbetet kërkesë e patolerueshme, që mosbnidja civile me hir apo pa hir do ta realizojë.

“Grupi i PD ka dalë në krye të kësaj lëvizje dhe do ta shtojë forcën e lëvizjes së mosbindjes civile. Sot SPAK-u i partisë thirri deputeten e pd, Elda Hotin, sepse u kishte ngacmuar hundët deputetëve të PS në Kuvend. Më të forta do t’i kenë reagimet. S’do të na trembin që të tërhiqemi nga kjo rrugë.

Sepse ne luftojmë për demokraci e zgjedhje të lira e të ndershme.  Në rrethin e problemeve që ne kemi, më e rëndësishme është demokracia dhe zgjedhjet e lira e të ndershme. Nga mungesa e demokracisë, lind korrupsioni, paratë e arta që shkojnë për koncesione, mos rritja e pensioneve, largimi i të rinjve se s’gjejnë alternativë këtu.

Do të angazhohemi fort në instalimin e demokracisë dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme. Protestat e opozitës nuk dëmtojnë qytetarët. Në morinë e problemeve që kemi, më të rëndësishme janë demokracia dhe zgjedhjet e liria e të ndershme. Qeveria teknike do të jetë kërkesë e patolerueshme, që mosbindja civile me hir apo pa hir do ta realizojë”, tha Spaho.

About Redaksia

Check Also

Atentat në Vlorë, plumba ndaj Kevin Hajrullës, plagoset dhe një i mitur

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen “Çole” …