PD, padi në Kushtetuese kundër ligjit që betonizon Zonat e Mbrojtura

Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme një padi në Gjykatën Kushtetuese, i miratuar në shkurt të këtij viti në mënyrë të njëamnshme vetëm me 74 kartonat jeshil të mazhorancës, që i hap rrugë ndërtimit të Zonave të Mbrojtura, duke ia u dhënë “strategjikëve” të Qeverisë.

Padia është firmosur nga 37 deputetë të opozitës që kërkojnë rrëzimin e ligjit. Ndryshimet në Ligjin 81/2017 për Zonat e Mbrojtura të miratuara në shkurt kundrejt kundërshtimeve të Bashkimit Evropian, heqin nga këto zona sistemin e zonimit të brendshëm, i cili më parë ofronte nivele të ndryshme mbrojtjeje sipas ligjit të vjetër dhe rregulloreve të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), dhe u japin atyre vetëm shkallën e tretë të mbrojtjes

Autoriteti kryesor përgjegjës për këto zona është vendosur Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), përgjegjës për sanksionimin e rregulloreve, strukturat e paligjshme, dhe investimet e supozuara strategjike dhe aktivitete të tjera të ndryshme.

Në derën e Gjykatës Kushtetuese, deputetja demokrate Ina Zhupa tha për mediat se ligji për Zonat e Mbrojtura nuk i shërben interesit publik, pasi është në shkelje të Kushtetutës dhe në kundërshtim me konventat ndërkombëtare. Ajo tha më tej se sot pronat publike iu jepen oligarkëve dhe se Zonat e Mbrojtura janë si pika e vogël e Mirela Kumbaros.

Ina Zhupa: Ky ligj nuk i shërben interesit publik dhe është në shkelje të kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare. Ligji mbron vetëm interesin e Ramës dhe miqve të tij, si mbrohet interesi publik kur në vend të një prone publike do të bëhet pronë private për oligarkët. Pra mbrojtja do të jetë vetëm në letër, kur në vend të një lagune do të jetë pishina private e një kompleksi vilash, ku në vend të mjedisit  të mrekullueshëm do të keni beton dhe vilat e oligarkëve. Ligji nuk i shërben interesin publik. Si mund të jetë në interesin publik ky ligj kur në vend të një lagune, liqeni, florës, faunës do ketë beton, pishina dhe vila të oligarkëve. Ne kemi paditur sisa nene të Kushtetutës që shkelen me këtë lidh. Sot praktikisht në Shqipëri nuk ka më zona të mbrojtura. Çdo pikë në hartë, do jetë si pika e vogël e Mirela Kumbaros Janë 37 deputetë që kanë firmosur dhe janë bërë pjesë e kësaj padie. Ne do të dorëzojmë sot padinë. Padisë do i bashkohen dhe organizatat e shoqërisë civile.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …