Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas publikimit të një videoje, ku një e moshuar në Korçë, i flet kryeministrit Edi Rama me një gjuhë me stil komunist.
Ajo dëgjohet duke thënë ‘të na rrojë shoku Edi Rama’, teksa flet për punën që bëhet për partinë.
“Duhet të jesh i shpifur si Rama që të përzgjedhësh qëllimisht për takime racën e këtyre e pastaj të vetëkënaqesh duke i dëgjuar…!”, shkruan Paloka.