Pushteti lokal i grabitur nga Spiropali e Beci sundohet nga krimi, por sot Shkodra i dha një mesazh Ramës

Eliona Shkreli anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër, mbajti fjalën e saj në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha.

Ajo u shpreh se marshimi i sotëm në Shkodër dhe mesazhe mjaft të rëndësishme, ku ndër ta mesazhi kundrejt Ramës, se krimi nuk mundet kurrë më, të sundoje në Shkodër.

“Qytetarët shkodranë u bashkuan të gjithë bashkë, dhe të gjithë bashkë i dhanë mesazhin Edi Ramës se krimi nuk do mundet kurrë më të sundoje në Shkodër.

Ata dhanë mesazhin e qartë, se Shkodra është demokrate, se Shkodra është e djathtë, se Shkodra nuk e pranon sundimin nga banda dhe krimi, se Shkodra është e lirë, se Shkora e do lirinë, dha mesazhin e qartë se fitorja do fillojë nga Shkodra.

Një ngjarje tragjike e shënuar në Shkodër, tronditi mbarë opinionin shqiptar, me një bilanc tragjik.

Të pafajshëm dhe kjo ndodh në Shkodër, në Shkodrën e kulutres, që historikisht quhet Shkodra djepi i kulturës.

Pushteti lokal që është grabitur nga Spiropali dhe Beci sot sundohet nga krimi sepse ata janë të pazotë të drejtojnë dhe menaxhojnë Shkodrën”, tha Shkreli.

About Redaksia

Check Also

Kalaja: Ulsi Manja “gradon” në detyrë prokuroren Keshi që mbylli dosjen 184!

DEKLARATË PËR MEDIA KRYETARJA E KOMISIONIT TË APELIMIT, ADRIANA KALAJA Znj. Esmeralda Keshi është emëruar …