Berisha: Sot në Selanik përmendi Sali Gjukën, por mbesa e tij e kapi me presh në dorë Linda Ramën…

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh para qytetarëve në ‘ Rrugën e Shpresës’ se sot në Selanik Edi Rama i thuri lavde kopjes së tij në histori, Hasan Pashë Mesaresë, i cili dorëzoi Selanikun për shkak të qypit me flori që mori.

Berisha tha se, këto janë standarde morale për ty, ndaj dhe shitja, blerja, pazari është virtyt për ty, nuk është ves. Por është faqe e zezë për njeriun.

“U përpoq sot në Selanik, të bëjë aty një leksion historie.

Përmendi një emër, përmendi atdhetarin e flaktë, tribunin Sali Gjuka. A e dini ju o miq se mbesa e Sali Gjukës e kapi Edi Ramën dhe Linda Ramën me presh në dorë, si hajdut.

I kapi për sarajet dhe pallatin 5-katësh dhe Rama e shkarkoi me urgjencë në aktin e parë. Laj gojën ti Edi Rama kur të përmendësh Sali Gjukën, laje gojën, hajdut.

Përveç mashtrimeve nuk paraqiste gjë.

Dëgjoni miqtë e mi, i thuri lavde kopjes së tij në histori, Hasan Pashë Mesaresë, i cili dorëzoi Selanikun për shkak të qypit me flori që mori.

Lexo mor i zi. Por s’të bën përshtypje shitja dhe blerja ty, se shitesh e blihesh me klientin e parë.

I thuri himn Hasan Pashë Mesaresë, që dokumentet greke tregojnë sa verdhushka mori dhe sa e blenë.
Këto janë standarde morale për ty, ndaj dhe shitja, blerja, pazari është virtyt për ty, nuk është ves. Por është faqe e zezë për njeriun”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do kërkojmë që buxheti i Spitalit Onkologjik të garantojë të gjitha fondet për të gjithë të sëmurët

Kryetari i PD, Sali Berisha ka premtuar gjatë konferencës së tij për mediat se qeverisja …