Grabitqari që kërkon vota

Nga Luçiano BOÇI

Rama vazhdon talljen me emigratët megjithëse merr poza përdëllimtari para tyre.

Së brendshmi zien i gjithi midis kuptimit dhe moskuptimit të sjelljes që ato shfaqin.

Dhe kur mbaron, nga qejfi që disa e kënduan me zell dhe disa e shanë me inat, i shtohet inati t’i nëpërkëmbë e grabisë akoma më shumë.

Shkon tek ata si grabitqar i djersës dhe mundit të tyre dhe largohet si grabitqar votash.

Emigrantët e Greqisë zënë pjesën kryesore të remitancave që vazhdojnë te ushqejnë familjet e ekonominë në Shqipëri.

Por për çdo 1 euro të sjellë në Shqipëri, Grabitqari i grabit atyre 400 lekë direkt vetëm me kursin e rrëzuar në tokë.

Vetëm para dy-tre vitesh 1 euro e djersës e mundit të emigratëve këmbehej me 1400 lekë (të vjetra).

Sot këmbimi është dhe më pak se 1000 lekë.

Ku kurs është artificial, pasi euro ruan stabilitet në raport me monedhat e tjera.

Pas kësaj grabitje vazhdon tjetra.

Eurot e djersës e gjakut të emigrantëve të bëra lekë më pak në Shqipëri, blejnë më pak ilace, ushqime e shërbime për prindërit, fëmijët e të afërmit e tyre për shkak se Grabitqari i ka cuar çmimet në stratosferë.

Jo vetëm kaq, por më pas me disa nga lekët që u grabit paguan sallat, patronazhistët, brohoritjet, autobuzat dhe ndonjë lek në dorë me qëllim që t’i grabisë atyre dhe vullnetin.

Dhe disa habitshëm ende e brohorasin “patriotin” që vetëm i grabit!

Ndërkohë që vendi i tij është në shtyllën e turpit!

About Redaksia

Check Also

Kriza e progresizmit

Ajo që po shohim është rezultati i përplasjes mes dy formave të brendshme të teknokapitalizmit. …