RD e paralajmeroi 3 dite me pare doreheqjen e Becit. Doreheqja eshte dhene vetem pak ore pas masakres se Shkodres, por nuk ishte bere publike.
Bëhet e ditur se kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci do të njoftojë nesër zyrtarisht dorëheqjen e parevokushme. Po brenda këtyre ditëve pritet edhe masa e SPAK ndaj Becit, e cila rrezikon deri në arrestim.
Kryebashkiakui Shkodrës, Benet Beci u thirr paraditen e të premtes (1 Nëntor) në Prokurorin e Posaçme (SPAK).
Pas daljes nga SPAK, Beci u pyet nga gazetarët nëse a kishte dhënë dorëheqjen e parevokueshme te kryeministri Edi Rama, por përgjigjia e tij nuk ishte konkrete, duke u përgjigjur shkurtimisht se: “do të flas në momentin e duhur”
Kjo përgjigje e “çuditshme” duke mos mohuar dorëheqjen kur vetëm një vit e gjysmë më parë fitoi për herë të parë pas 34 viteve nën siglën e PS, bastionin e demokratëve bashkinë e Shkodrës, la hije dyshime se “aseti” i ri i Ramës të cilin në Asamblenë e fundit e katapultoi edhe anëtar të kryesisë së PS, ka rënë keq në rrjetën e SPAK.
Gjithçka duket se ka të bëjë me një hetim gati sekret për mediet nga SPAK ndaj tij.
Raportohet se “momenti i duhur” për Benet Becin është dita e nesërme, kur dhe kryebashkiaku i Shkodrës do të njoftojë zyrtarisht dorëheqjen e parevokushme. Po brenda këtyre ditëve pritet edhe masa e SPAK ndaj Becit, e cila rrezikon deri në arrestim.
Kujtojmë se Benet Beci është i shumë akuzuar nga opozita, e cila pretendon se ai e fitoi Bashkinë e Shkodrës në bashkëpunim me krimin e organizuar.