Beci zyrtarisht nën hetim, avokati: Nëse akuzat faktohen do t’i këshilloja që të dorëhiqej

Benet Beci është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK , pas padisë së bërë ndaj tij, nga Bardh Spahia, në lidhje me abuzimet, para se ai të bëhej kryebashkiak i Shkodrës.

Avokati Edmond Petraj, në një lidhje ‘Skype’ për ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se hetimet paraparake nuk është se janë aq të thjeshta, sepse grumbullimi i provave apo mbledhja e atyre shifrave që kanë pjesë administrative të jashtëzakonshme do kohë, lidhur me periudhën e drejtimit të tij në bashki.

“Nëse hetimet do të shkonte drejt asaj për të cilën do të faktohej, sepse normalisht një person e di atë që ka bërë, do ja këshilloja në një moment që të dorëhiqej”- u shpreh Petraj.

Deklarata

E gjithë kjo situatë për të cilën ne po flasim, ka lidhje me KESH-in dhe është thirrur për këtë lloj procesi, megjithëse hetimet po shqyrtojnë  dyshimet për keqpërdorimin e fondeve publike si dhe abuzimet me prokurorimet.

Kjo është ajo për të cilën është thirrur Beci, pra ka një hetim i cili po bëhet për të dhe ideja është se aty po hetojet pjesa e korporatës elektroenergjitike.

Kjo është ajo situata pse Beci është sot në SPAK dhe hetimet paraparake nuk është se janë aq të thjeshta, sepse grumbullimi i provave apo mbledhja e atyre shifrave që kanë pjesë administrative të jashtëzakonshme kjo sepse ka ekspertë të brendshëm që kalkulojnë këtë lloji zbatueshmërie ligjore në këtë procesin e prokurimeve që gjatë periudhës së drejtimit të tij në këtë institucion.

Kështu që do ngelet për t’u parë sepse ne nuk flasim dot sot për nesër, hetimet paraprake mund të zgjasin edhe në dy vite, por që kjo ngelet për t’u parë sepse nuk janë aq të thjeshta.

Nëse hetimet do të shkonte drejt asaj për të cilën do të faktohej, sepse normalisht një person e di atë që ka bërë do ja këshilloja në një moment që të dorëhiqej.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …