“Parlamenti ka rënë”/ Zhupa: Deputetët e opozitës u kërcënuan gjatë ushtrimit të detyrës!

Deputetja e PD, Ina Zhupa, në fjalën e saj të mbajtur në Kuvend ngriti akuza të rënda ndaj sistemit të sigurisë në Kuvend dhe veprimeve të personazheve të lidhur me mazhorancën.

Ajo theksoi se deputetët e opozitës janë kërcënuar gjatë ushtrimit të detyrës së tyre dhe vuri në dukje mungesën e sigurisë, duke përmendur rastin kur Ilir Beqja, është lejuar të hynte në sallat e Kuvendit pa asnjë pengesë.

Zhupa kritikoi kryetaren e Kuvendit dhe pjesën tjetër të pushtetit për heshtjen dhe për mosmarrjen e masave ndaj kërcënimeve ndaj deputetëve. Ajo gjithashtu theksoi se Kushtetuta dhe protokollet e sigurisë janë thyer, duke sjellë shqetësime të mëdha për sigurinë e punës parlamentare dhe për përgjegjësinë e pushtetit ndaj këtyre ngjarjeve.

“Zonja kryetare, Parlamenti ka rënë.

Dje, deputetët e opozitës janë kërcënuar ndërkohë që po kryenin funksionet parlamentare.
Asnjë dëshmitar, edhe i lirë qoftë ai, nuk lejohet të hyjë në sallën ku zhvillohen mbledhjet pa e thirrur kryetarja e komisionit. Besoj kaq e dini.

Jo vetëm kaq, por ju keni 100 gardistë që nuk lejojnë deputetët të hyjnë në sallat ku zhvillohen mbledhje pa lehje, ose kur janë të përjashtuar. Mirëpo, policia e burgjeve, që duhej të ishte atje, gardistët që duhet të ishin atje, nuk e ndalonin dot Ilir Beqjan, sepse Ilir Beqja, duke qenë 2 metra dhe shok i kryeministrit, e ngatërruan me Edi Ramën dhe nuk e ndaluan.

Ilir Beqja, klivadhist i lirë, që i jepte urdhra policisë së burgjeve, Gardës së Republikës dhe deputetëve të mazhorancës se çfarë do të bënin dhe si do ta bënin.

Ju nuk patët guximin të thoshit një fjalë si kryetare, lëre më ai kolegu që foli dhe nuk e përmendi fare që kërcënohen deputetët në sallën e Kuvendit, me një njeri që ka bërë dhe një status për kushtet çnjerëzore të Kuvendit.

Çfarë kushte i keni krijuar ju atij në burg që i duket Kuvendi çnjerëzor dhe burgu parajsë? Ta dimë.

Se kemi parë shumë dokumentarë për trajtime të veçanta dhe për urdhërime vrasjesh nga burgu, por Beqja e tha, zyrat e Kuvendit, ajo zyra ku bëhet dialogu qytetar, shikojeni me kolltuqe të blera me tendera të shtrenjtë, ishin kushte çnjerëzore për Beqjan që vinte nga qelitë e paeraburgimit.

Dhe vinte dhe na kërcënonte neve: “Mbylle gojën, qepe ti, ta tregoj unë ty, kush je ti?”

Dhe ne duhet të vazhdojmë ketu normalitetin, pasi nuk kemi një siguri në Parlament? Mbani juve, ju komandon Ilir Beqja?

Ai mund të kishte një të drejtë, kur pa kush ishin anëtarët, tha “Këta janë të gjithë për burg”, përderisa rrinë këta, pse mos futem dhe unë.

Me këtë logjikë, Zonja Kryetare, ju sot nuk keni moral që të bëni këtë seancë plenare, nuk keni moral që të mbyllni atë komision hetimor, por duhet ju si kryetare, se ne do ta bëjmë, duhet ju ta kërkoni menjëherë vënien para përgjegjësive të atyre policëve të burgjeve.

A e dini çfarë na tha edhe polici i burgjeve, që u fut brenda dhe la avokatin e Beqjas ta kërcënonte?

Shikojeni nga kamerat e Kuvendit. Na tha: “S’kam fuqi këtu, s’kam ku ta çoj, s’kam mjetet e duhura”.

Pra, gjithë protokolli i sigurisë ku fuqia duhet të qëndrojë gjithmonë i gatshëm aty, ku policët duhet të jenë të gjithë të gatshëm aty, ata që janë caktuar, kishte rënë.

Ne ishim në mëshirë të hajdutit 2 metra.

Ju ve në dijeni që unë e kam telefonuar komandantin e Gardës për të sjellë 1 gardist atje. 1 gardist kishit lënë, dhe erdhëm pasi ishte bërë sherri dhe pasi ishim kërcënuar, jo vetëm atë që pate ju live, por edhe pjesën e dytë që e shikon Zonja Spiropali në kamerat e Kuvendit.

Epo, ne përfaqësojmë interesin publik, ne jemi opozita e këtij vendi, ne jemi legjitim dhe ne do ta hetojmë, doni apo s’doni ju, dhe ne nuk na kërcënon dot Edi Rama, jo të na kërcënojë Ilir Beqja”, u shpreh Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nga zëri juaj guximtar u denoncuan vjedhjet e kryeminstrit, familjarëve të tij dhe narkoministrave

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nga zëri juaj guximtar në “Rrugën e Shpresës” …