“Porosia 50 mijë euro e Veliajt”/ Biznesmi Beshiri pre e mashtrimeve: Ma mbaro një porosi…

Emri i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, duket se është më i preferuari për mashtruesit me qëllim përvetësimin e shumave të ndryshme të parave nga biznesmenët.

Rasti më i fundit u regjistrua në muajin shtator, ku u arrestua 26-vjeçari Shkëlqim Saraçi dhe u shpall në kërkim organizatori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi L. D., 24 vjeç. Burime për “Ora News” bëjnë me dije se në shënjestër të mashtruesve në këtë rast për të rënë në “grackë” ka qenë biznesmeni në fushën e ndërtimit, Shkëlqim Beshiri.

Ngjarja ka ndodhur më 24 shtator të këtij viti, ku biznesmenit i kishte ardhur një mesazh në aplikacionin “Signal” në emër të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe i ka kërkuar 50 mijë euro, duke i dërguar edhe numrin të cilit do t’ia jepte.

Por, duket se biznesmeni e ka kuptuar skemën e mashtrimit dhe shoqëruesi i tij, Gentian M. ka bërë kallëzim në Policinë e Tiranës dhe ka bashkëpunuar me krimin ekonomik.

Pas mesazheve të shkëmbyera në “Signal”, Shkëlqim Beshiri më pas ja ka kaluar numrin e telefonit shtetasit Gentian, M. dhe nën këshillën e bluve, u ka thënë se ka vetëm 20 mijë euro duke rënë edhe në dakordësi me mashtruesit. Më pas ata kanë lënë takim dhe e kanë kapur Shkëlqim Saraçin në flagrancë në momentin e marrjes së 20 mijë eurove.

Sipas Ora News, nga këqyrja e telefonit të Shkëlqim Beshirit rezulton se ne aplikacionin “Signal”, me datën 24.09.2024, ora 12:14 PM i ka shkuar një mesazh nga numër regjistruar me emrin “Erion Veliaj”, me përmbajtje: “Nga ndodhesh?”

Shtetasi Shkëlqim Beshiri i ka kthyer përgjigje: “Flet dot? Jam në Vlorë një vaki”.

Ndërsa personi i ka shkruar: “Ma mbaro një porosi kur të kthehesh!”.

Shtetasi Shkëlqim Beshiri i është përgjigjur: “Po patjetër!”.

Ndërsa personi i ka shkruar: “Jepi 50! 068……. Tani!!. Po të mar nga darka hajde tek Padam”.

Për këtë qëllim me datën 25.09.2024 është mbajtur marreveshja ndërmjet oficerit të policisë me Gentian M.

Në orën 10:03, shtetasi Gentian M. është takuar me personin në fjalë është zhvilluar në ambientet e një lokali ne Bulevardin “Zogu i Parë”, Tiranë. Në momentin e takimit ky shtetas ka qenë i shoqëruar edhe me një person tjetër.

Shtetasi Gentian M. u ka dorëzuar qesen brenda të cilës ndodhej shuma e parave të cilat janëmarrë në dorëzim nga shtetasi Shkëlqim Saraçi. Pasi këta dy shtetas janë larguar bashkë me shumën e parave, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë duke bërë kapjen e tyre.

Shkëlqim Saraçi dhe organizatori i dyshuar shtetasi L. D., 24 vjeç, akuzohen për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.

About Redaksia

Check Also

Foto/ Berisha nis festat e fundvitit me qëndresatarët e “Rrugës së Shpresës”

Sali Berisha mund të ishte kudo, por në mbrëmjen e 18 dhjetorit zgjodhi të ishte …