Berisha lexon rezolutën e CDI: 5 muaj para zgjedhjeve të gjithë liderët e opozitës janë burgosur politikisht

Kryetari i PD, Sali Berisha ka lexuar rezolutën e CDI-së para qytetarëve, që prej 322 ditësh po e mbështesin përzemërsisht pas arrestit politik.

Berisha tha se, është kënaqësi të lexojë para qytetarëve dhe mbarë shqiptarëve, tekstin e rezolutës që u votua në Internacionalen e Qendrës Demokrate, paraqitur nga PD dhe votuar në unanimitet nga 108 forca politike, ndër më të mëdhatë e botës.

Ndër rreshta, Berisha lexon se Internacionalja Demokrate e Qendrës, qëndron fuqishëm për respektin e shtetit ligjor dhe integritetin e institucioneve si shtylla të shoqërive demokratike.

Berisha: Kam shumë kënaqësi t’ua lexoj këtu, para jush dhe për mbarë shqiptarët tekstin e rezolutës që u votua sot në Internacionalen e Qendrës Demokrate, paraqitur nga PD dhe votuar në unanimitet nga 108 forca politike, ndër më të mëdha të botës, të të gjitha vendeve.

CDI qendron fuqishëm për respektin e shtetit ligjor dhe integritetin e institucioneve si shtylla të shoqërive demokratike. Nën qeverisjen 12-vjeçare socialiste në Shqipëri, sot i gjithë pushteti është i përqendruar në duart e një njeriu të vetëm dhe zgjedhjet periodike janë thjesht një fasadë.

Njëlloj si në gjendjen në Bellorusi dhe në Tunizi, liderët, anëtarët e Parlamentit dhe te qeverive lokale të opozitës përballen me persekutim dhe burgosje politike dhe kërcenime akte direkte kundër jetës së tyre.
Vendi eshte narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë. Trafiku i drogës dhe krimi i organizuar të lidhura me nivelet më të larta të pushtetit thellësisht i ndërthurur me kartelet e drogës të Amerikës Latine që kanë infiltruar në shumë vende të Europës po përdorin ekonominë shqiptarë dhe peisazhin politik për larje të parave, duke ekspozuar shkrirjen e shtetit me sipërmarrjen kriminale. Zbulimet e fundit të autoriteteve belge ekspozojnë në mënyrë alarmuese lidhjet direkte midis rrjeteve të krimit të organizuar me lidershipin e Partisë Socialiste dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit.

Regjistrime dhe dokumente të rrjedhura ilustrojnë përpjekjet e koordinuara midis organizatave kriminale dhe zyrtarve të qeverisë për të emëruar njerëzit e vet si anëtarë parlamenti, ministra të rendit publik, gjykatës prokurorë, zyrtarë të lartë policie, zyrtar të lartë dhe për të manipuluar zgjedhjet në favor të Partisë Socialiste.

Ky bashkëpunim ka krijuar një mjedis ku rrjetet kriminale përdoren për të blerë vota, për të frikësuar votuesit dhe për të manipuluar sistematikisht zgjedhjet, frikësuar zgjedhësit dhe dhunuar sistematikisht zgjedhjet. Ndonëse në pushtet që nga viti 2013 mazhoranca socialiste nuk ka adresuar rekomandimet kryesore te OSBE/ ODHIR në të cilat kërkohen masa urgjente kundra blerjes së votes, frikësimit të zgjedhësve dhe përdorimit të burimeve shtetërore. Kryeministri, Edi Rama në mënyrë të njëanshme ka amenduar Kushtetuten dhe ka ndaluar të drejtën e partive opozitare për të krijuar koalicione.

Me afrimin e zgjedhje të 2025 situata politike eshte përkeqësuar shumë në dallim të madh me rrethanat e vitit 2013 kur socialistet fituan zgjedhjet dhe rotacioni i pushtetit ishte i mundshëm.

CDI thekson nevojën për një sistem drejtësie të paanshëm dhe të pavarur ne Shqiperi. Në këtë kuadër ka shqetësime të ligjshme se institucionet kryesore që supozohen të funksionojnë në menyre të panaashme si garantues të demokracisë dhe shtetit ligjor, janë kthyer në pjesë dërrmuese në instrumenta të fuqishme të mazhorancës socialiste të sillen kundërshtarë të saj politikë. Rastet e fundit të arrestimeve persekutimeve dhe burgosjeve politikisht të motivuara të liderëve, deputetëve, qeveritarëve vendorë të opozites pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme provojnë se Edi Rama kërkon me çdo mjet një mandat të katërt.

Vetem 5 muaj para zgjedhjeve të ardhme të gjithe liderët e opozitës në bllok me persekutim, burgosje politike dhe kërcenime dhe akte direkte kundër jetës së tyre. Shqipëria është midis pak vendeve me të burgosur politik.

About Redaksia

Check Also

Punonjësja pranon se deputetja Bushka i asgjesoi telefonin e provave

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Bushka dikur punonjëse e institutit Benusi, e paguar me para …