Noka: Ekspertiza e opozitës e nxori zbuluar të gjithë narko buxhetin!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha në emisionin “Open” në News 24 se buxheti që miratoi sot Kuvendi me 75 votat e mazhorancës është buxheti më i madh që miratohet për të vjedhur qytetarët.

Noka thekson se buxheti 2025 nuk shoqërohet me paketë fiskale në mënyrë që qeveria Rama të maskojë çdo lloj projekti për të vjedhur dhe për të abuzuar.

“Ky është buxheti më i madh në vjedhje. Ne vendosëm të kthehemi në sallë ti bëjmë një analizë të detajuar këtij narko buxheti dhe të diskutojmë nen për nen, pik për pik për të gjitha hallet e shqiptarëve.

Ekspertiza e opozitës e nxori zbuluar të gjithë narko buxhetin. Një buxhet pa paketë fiskale, për të maskuar çdo lloj projekti për të vjedhur dhe për të abuzuar, është standard i palëkundshëm që qeveritë paraqesin buxhet pa paketën fiskale.

Pra thjesht disa shifra. E patë ju Ramën çfarë bëri? Ai zgjodhi vetëm ti hakërrehej opozitës sepse s’kishte si ta mbronte këtë buxhet dhe tha se do jepet bonuse për pensionistët. Për kë ishte ky buxhet? Ishte ky për pensionistët? 8.2 mld euro buxheti sipas qeverisë, rritja e pensioneve 4.1 % për tu tallur me një cicinzem ekstrem.

3.2 mld është buxheti i Kosovës 20% i rriti qeveria e Kosovës. Ndërkohë që në Shqipëri pensionet e pensionistëve janë më të ulëtat në rajon. E kupton ti ndërkohë që një qen që mbajnë në shtëpi qeveritarët ha në vakt 8 mijë lek, këta i japin pensionisti të blejë ilaçet, të paguajë ujë drita të ushqehet. Po ka gjë më poshtërsi se kjo për një qeveri?”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimet e Ramës për Klaudio Prendin të vrarë pak ditë më parë

Postimi i Kryetarit t PD, Sali Berisha Këto janë kërcënimet e Edi Ramës për Klaudio …