‘Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Mos u sprovoftë njeri me këtë dhimbje.’ U shpreh nëna e Martinin në mesazhine dërguar
Përshëndetje,
Një mesazh i ndjerë nga mami i Martinit, në pamundësi të bashkohem suportit tuaj. Nuk mendoj që ka fjalë për të përshkruar këtë dhimbje dhe boshllëk që na ka lënë. Falenderoj të gjithë popullin dhe FSHF-në për praninë dhe mbështetjen në këto momente. Nuk di sa mirënjohëse mund të jem për ata që ju gjënden Martinit pranë në momentet e tij të fundit.
Ju falenderoj nga zemra, Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nmënë që jam uroj nga thellësia e shpirtit që askush mos ta provojë më këtë dhimbje. Me respekt Florina dhe Angel Cani.