Këlliçi: Liderët e rajonit mbrojnë qytetarët nga rritja e çmimit të naftës, Rama mbron Ballukun!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve të karburanteve në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë se nuk po merr masa për të mbrojtur qytetarët.

Në një postim në rrjete sociale, Këlliçi shkruan se, ndryshe nga Shqipëria, qeveritë në vendet e rajonit kanë ndërhyrë për të mbrojtur ekonominë e qytetarëve nga rritja e çmimeve të karburanteve, e cila sipas tij lidhet edhe me zhvillimet e fundit ndërkombëtare.

Ai theksoi se në Shqipëri çmimi i naftës po i afrohet 200 lekëve për litër dhe paralajmërohet se mund të ketë rritje të mëtejshme, ndërsa sipas tij qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të zbutur situatën.

Këlliçi akuzoi Edi Ramën se nuk po vepron për të mbrojtur qytetarët, por mbron Belinda Balluku dhe interesat e lidhura me këtë të fundit.

Sipas Këlliçit, Rama po përdor shumicën parlamentare për të ndryshuar ligje dhe për të mbrojtur aferat korruptive.

About Redaksia

Check Also

Alimehmeti: Rama ka një plan të vetin, do pasuritë e këtij vendi! Si çdo pushtues që kërkon territore

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PDë, Ilir Alimehmeti, u ndal te miratimi me të gjitha …