Kryetai i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët ka bërë të ditur se ditën e martë në datën 26 nëntor do të ketë protestën e radhës kombëtare në Tiranë.
“Asnjë diskutim që ka kombinim.
Sepse gjykata është në varësi të Spakut, që i kontrollon dhe shpërndan foto e materiale për ta.
Pra, këta janë një trupë, një korporatë kriminale që kontrollohen nga krimi dhe Edi Rama.
Shumë evidente ajo që thoni ju!
Me datën 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria.
Ndaj ftoj shqiptarët me datë 26, marshim në TIranë.
E gjithë Shqipëria në Tiranë.
Ora do të njoftohet.
Nuk ka tërheqje.
Mosbindja civile është rruga e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë”, tha Berisha.