Berisha merr mbështetjen e Popullorëve Europianë; Diktatura do të rrëzohet

Në fund të fjalës së tij me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha dha për gazetarët lajmin, se një tjetër rezolutë kundër narkoshtetit të Edi Ramës, është miratuar, këtë herë nga asambleja politike e Partisë Popullore, e cila është mbledhur në Maltë.

“Së fundmi, meqenëse pyetje të tjera nuk ka, dua të informoj ju dhe publikun, sapo më erdhi një lajm se një rezolutë tjetër për gjendjen dramatike në Shqipëri është votuar nga asambleja politike e Partisë Popullore, e cila është mbledhur në Maltë.

Tre përfaqësuesit tanë, se ne kemi tre përfaqësues kësaj radhe në asamble, zotin Oerd Bylykbashin, nënkryetarin e partisë; zonjën Albana Vokshi, anëtaren e kryesisë, kryetaren e LGD dhe nënkryetaren e gruas në PPE; Enri Çenon, sekretarin për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Zoti Bylykbashi dhe zonja Vokshi kanë mbajtur një fjalë shumë të rëndësishme që do ua përcjellin medieve dhe rezoluta është miratuar me unanimitet të plotë.

Në përpjekjen tonë të pandërprerë për të paraqitur realitetin shqiptar ashtu siç është, jashtë propagandës së neveritshme të televizioneve kombëtare, të katër televizioneve të klonuara nga RTSH dhe miliona e miliona euro që paguan Edi Rama brenda dhe jashtë vendit, gjithnjë e më shumë zëri i opozitës po dëgjohet dhe do dëgjohet.

Unë i garantoj shqiptarët se kjo diktaturë të ardhme nuk ka.

Falënderoj shumë të gjithë ata përfaqësues të partive simotra që e votuan në unanimitet këtë rezolutë dhe përfaqësuesit e PD për punën e shkëlqyer që bënë në punimet e asamblesë politike të Partisë Popullore Europiane që u zhvillua në Maltë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Babai tregon bisedën e fundit me Martinin, më kërkoi 2 mijë lekë për një tost

Babai i Martin Canit ka rrëfyer në lot bisedën e fundit me të birin. Ai …