Berisha: Buxheti 8.2 miliardë euro ka shpërndarjen më çnjerëzore që mund të imagjinoni

Në fjalën e mbajtur para drejtuesve të degëve të PD-së në Tiranë, kreu i PD-së, Sali Berisha foli për buxhetin. Sipas Berishës, ky buxhet prej 8.2 miliardë eurosh, ka shpërndarjen më çnjerëzore që ekziston.

“Nuk po ndalem më tej në këtë histori, por nuk ka dyshim se për një forcë politike që ka në programin e vet themelor, vlerat universale të lirisë, të dinjitetit njerëzor, të familjes, patriotizmin.

Goditja me votë e këtyre rrymave është e një rëndësie shumë të madhe.

Por ne rikthehemi përsëri në Shqipëri.

Sot, narkodiktatura çdo ditë vazhdon nxjerr fytyrën e vet gjithnjë e më të shëmtuar. Vazhdon me akte gjithnjë e më kriminale.

Nuk di të tërhiqet. Unë u them ju se, buxheti 8.2 miliardë euro, e gjitha mund dhe djersë e shqiptarëve, taksa të shqiptarëve që paguajnë dhe në çdo gotë ujë që pi, ka shpërndarjen më çnjerëzore që mund të imagjinoni.

Shpërndarje të atillë që, vetëm njerëz të verbuar dhe të degraduar nga vjedhjet nuk pyesin për asgjë, mund të ja lejojnë vetes ta bëjnë.

Për të shtrënguar, për të mbijetuar u bë ndryshimi i radhës dhe u vendosën elementët më të inkriminuar të Shqipërisë në drejtim të policisë së qarqeve, se ky është një shtet policor i tërë.

Drejtësia e George Soros-it nxjerr çdo ditë në pah shëmtinë e saj. Gjykatës dhe prokurorë vagabondë imoralë shkruajnë në tavolinat e tyre librin themelor të shtetit, Kushtetutën. Dhe kjo do vazhdojë gjersa ne t’i japim përgjigjen e merituar dhe përfundimtare këtij regjimi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …