Berisha: Mafia me inspiracion marksist-leninist përbënte një rrezik madhor, jo vetëm për PD, por edhe për SHBA dhe vende tjera të lira

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me drejtuesit e strukturave të PD-së së Tiranës, është shprehur se në, 5 nëntor qytetarët amerikanë i dhanë një goditje fatale, një përgjigje ekzemplare mafias së Sorosit.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta ju, drejtuesve të PD, drejtuesve të degëve të PD, dhe të gjithë strukturave të partisë, anëtarëve, simpantizantëve tanë në Tiranë por edhe në mbarë Shqipërinë.

Takohemi sonte në prag të një mosbindje civile të madhe të thirrur për ditën e martë, në ora 5, në të cilën Tirana duhet të jetë në duart e qytetarëve.

Të dashur miq!

PD u përball me një kalvar të cilin ndofta nuk e ka përjetuar ndonjë forcë tjetër politike, por ajo u përball me dinjitet dhe me sukses. U përball me diktaturë dhe përballet me një diktaturë, duke dëshmuar para së gjithash se ajo është një forcë politike e pamposhtur.

Sot, ndonëse diktatura përdor çdo mjet dhe si i mbyturi kapet edhe në fijen e barit, përpiqet të zgjasë me çdo kusht jetën e saj, ajo ka përballë një forcë politike me një forcë të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Ka përballë një forcë politike, e cila kaloi rubikonin.

Po të kemi parasysh se grushti i shtetit që u bë kundër opozitës shqiptare nga mafia Edi Rama- George Soros, kishte parashikuar shndërrimin e saj në një fasadë të qeverisë, dhe kur dështoi mobilizoi të gjithë forcën për izolimin e saj.

Në akte të cilat të rikujtojnë romanet e George Orwell, apo të Franz Kafkës, por fatmirësisht kjo mafie mori një përgjigje ekzemplare nga qytetarët e SHBA më datën 5 nëntor.

Kjo mafie me inspiracion marksist- leninist në SHBA, krejtësisht mafiozë në Shqipëri përbënte një rrezik madhor, jo vetëm për PD, por e vërteta, është një rrezik madhor për SHBA dhe vende tjera të lira.

Një lëvizje që frymëzonte, predikonte transformimin e identitetit njerëzor, një agresion ndaj identitetit njerëzor, ndaj familjes dhe vlerave të saj, ishte frymëzimi më ekstremist i majtë.

Ekstremizmi i majtë, apo marksizmi- leninizmi krijoi Woke-izmin dhe cancel culture, të cilat ne i kemi njohur në kulmet më të zeza të diktaturës komuniste. Në kohërat kur arkivoheshin jo veprat e letërsisë perëndimore në frymën e Cancel Culture, por dhe në frymën e rilindasve tanë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …