Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve se ditën e martë në orën 5 të pasdites, të gjithë të mblidhen në marshimin kundër qeveritarëve të pashpirt.
Berisha tha se, marshim në Tiranë kundër këtyre qeveritarëve të pashpirt, kundër këtyre zuzarëve që nuk kanë nder as moral, që nuk ua ndjen për asgjë,që fyejnë dhe poshtërojnë një komb të tërë.
Berisha: Në qoftë se ne nuk i shuajmë, nuk i heshtim sirenat e mjerimit dhe të varfërisë, Shqipërinë nuk e bëjmë një vend të jetueshëm për shqiptarët dhe ky është kushti i të gjitha kushteve.
Pra, të ngrihemi të gjithë për t’i numëruar ditët këtij regjimi të pamëshirë, këtij regjimi të egër, antishqiptar.
Këtij regjimi, i bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve.
Këtij regjimi të mercenarëve që nuk kanë ligj, Kushtetutë as moral.
Të individëve që deklarojnë se kanë tre apartamente me rrogë shteti.
A keni parë ju një specie të tillë njerëzore?
Po kush është ai që blen tre apartamente me rrogë? Kujt i dalin rrogat për të blerë tre apartamente? Atyre që lajnë para të pista.
Pra, një Shqipëri krejt tjetër do jetë projekti ynë për Shqipërinë.
Një Shqipëri krejt tjetër për fëmijët.
Një Shqipëri krejt tjetër për studentët, për të rinjtë.
Një Shqipëri krejt tjetër në qëndrimin e saj ndaj emigrantëve, bijave dhe bijve të saj.
Një mjedis për investimet e tyre, më të favorshmin që mund të imagjinojmë.
Shqipërinë po e shkatërrojnë hajdutët e saj, po le të ndahemi prej tyre.
Ndaj dhe të bashkohemi të gjithë.
Ditën e martë, në ora 5, Tirana e qytetarëve. Tirana e shqiptarëve.
Marshim në Tiranë!
Marshim në Tiranë kundër këtyre qeveritarëve të pashpirt, kundër këtyre zuzarëve që nuk kanë nder as moral, që nuk ua ndjen për asgjë,që fyejnë dhe poshtërojnë një komb të tërë.
Zemërim dhe revoltë.
Revoltë dhe zemërim.
Në këmbë shqiptarë.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Fitore, fitore, fitore!