Drejtuesi Politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, ka folur për Syri Tv për mosbindjen civile të organizuar nga opozita në kryeqytet.
I pozicionuar para Bashkisë së Tiranës, Këlliçi rikujtoi edhe njëherë aferat korruptive të ndodhura në bashki nga Erion Veliaj dhe banda e tij e 5D. Më tej drejtuesi politik i Tiranës ka hedhur akuza të rënda në drejtim të ministrit të Brendshëm Evin Hoxha si përdorues të kokainës, gjë për të cilën tha se do kërkohet t’i bëhet testi i drogës.
“Kjo godinë njihet sot si monumenti më i madh i korrupsionit në Europë, ku brenda strehohet kreu i grupit të strukturuar kriminal të 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj. Në ndihmë sot këtij hëjduti, këtij keqbërësi i ka ardhur në ndihmë nipi i Enver Hoxhës, minsitri i Brendshëm që dikur ushtronte për shkak të problemeve që kishte me overdozat e kokainës, të cilit shumë shpejt do t’i kërkojmë të bëjë testin e drogës… nuk kemi qëllim të përplasemi me policinë, kemi njoftuar, kemi marrë leje për protestën. I kemi bërë thirrje policëve mos përdoren nga shefat e tyre por t’i bashkohen protestës. Janë goditur drejtues të PD, qytetarë të shumtë pa asnjë shkak”, tha Këlliçi.