CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Aktori-pensionistëve: Rama nuk i nxjerr paratë nga xhepi i tij, por i merr nga xhepi juaj dhe u jep më pak!

Aktori i njohur, Mehdi Malkaj iu bashkua sërish protestuesve para Bashkisë së Tiranës, duke kundërshtuar hapur aferat korruptive të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në fjalën e tij, Malkaj u bëri thirrje të gjithë pensionistëve të ngrihen dhe të protestojnë kundër padrejtësive dhe abuzimeve. Ai theksoi se paratë e tyre nuk u jepen nga politikanët, por u merren dhe u rikthehen me më pak vlerë. Aktori nënvizoi rëndësinë e angazhimit qytetar për të kundërshtuar çdo qeveri që nuk punon për interesat e popullit.

“Unë jam pensionist dhe po ju bëj një thirrje të gjithë pensionistëve. Edhe pse jam goxha pensionist, nuk rri në shtëpi, unë punoj. Po ju bëj një thirrje, o zotërinj pensionistë: nuk ju jep kryeministri paratë nga xhepi i tij, ato i merr nga xhepi juaj dhe ju jep më pak se çfarë ju ka marrë.

Jeni pjesë e rëndësishme e këtij populli që quhet populli shqiptar. Ne, pensionistët, kemi forcë dhe zë. Unë nuk do të lodhem të protestoj sa të kem jetë. Po nuk pata më jetë, le të thonë ç’të duan.

Ka njerëz që, me dashuri të madhe, më thonë se unë jam njeri i mirë, aktor i mirë, por jam deformuar sepse merrem me politikë. Unë nuk merrem me politikë, por ndoshta është gabim që nuk merrem. Sepse nëse nuk e bëj unë, ti, apo të tjerë si ne që jemi këtu në protestë, kush do ta bëjë? A do ta bëjnë këta batakçinjtë?

Ata po merren me jetën tonë, po përcaktojnë kush jemi, nga vijmë, si jemi, dhe pse jemi. Duhet ta bëjmë jetën aktive duke qenë kundër, jo vetëm kësaj qeverie – që është qeveri e korruptuar dhe e papranueshme – por kundër çdo qeverie që vjen e shkon dhe nuk punon për popullin.”, u shpreh Malkaj.

About Redaksia

Check Also

Rama merr vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë

Rama dhe qeveria kanë marrë vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë. Qeveria …