CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Porti i Durrësit është afera më e madhe korruptive në historinë e këtij vendi pas vitit 1990

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi ashpër një nga aferat më të mëdha korruptive në historinë e Shqipërisë, atë të Portit të Durrësit. Ai e cilësoi këtë aferë si një ndëshkim të madh për qytetarët shqiptarë, duke e krahasuar me dëmimin që regjimi i Enver Hoxhës u ka shkaktuar popullit me ndërtimin e bunkerëve.

Berisha theksoi se, ky veprim i fundit është më i rëndë dhe më shkatërrues, duke shpërfaqur dëmimin e potencialit ekonomik të vendit. Ai e kritikoi ashpër qeverinë e Edi Ramës, e cila, sipas tij, ka sjellë një skemë që i ngarkon shqiptarët me një kostos të madhe për ndërtimin e portit të ri, një projekt që përfshin dhe zhvillimin e një marine luksoze në Durrës.

“Të nderuar, nga të gjitha aferat korruptive, nga viti 1990 gjer sot, afera më e madhe korruptive në historinë e këtij vendi është Porti i Durrësit.

Në raport me qytetarin, ky është ndëshkimi më i madh për qytetarët shqiptarë pas ndëshkimit që u ka bërë Enver Hoxha me bunkerët shqiptarëve.

Ai, për shumë vite, 30 përqind të buxhetit e futi në bunker, por dhe sado që përpiqen, po në qoftë se e konverton me dollarin e sotëm atë shpenzim, ai mund të jetë 5, 8 miliardë dollarë të groposura, të varrosura nga një paranojak në një kohë kur shqiptarët përjetonin urinë e zgjatur.

Por pas bunkerëve, nuk ka vjedhje më të tmerrshme, më të madhe se vjedhja me Portin e Durrësit.

Ne e kemi denoncuar, jemi përpjekur me të gjitha çfarë kemi pasur në dorë ne, e kemi dorëzuar edhe në prokurori dhe kudo, në Gjykatë Kushtetuese, por kjo nuk ka të ndalur.

Ky është një krim që nuk i është bërë ndonjëherë këtij vendi.

Porti i Durrësit, i cili pa asnjë lloj vështirësie arrinte kapacitetin 4 milion ton dhe, ne lamë një tender të gatshëm për thellimin e tij gjer në ankorimin e anijeve 50 mijë tonëshe nga një kompani e fuqishme gjermane.

Porti i Durrësit është porti më natyral i Shqipërisë.

Pse? Se është në distancën më të shkurtër për të gjithë mesin e Shqipërisë, që është shumica e popullatës, siç është Porti i Vlorës porti më natyral për jugun.

Por kjo është çmim, është kosto, kjo ka ndikim direkt në çmimin e çdo gjëje që importohet.

Tani çfarë thoshte Edi Rama? Thoshte që këtë portin e ri, shqiptarët nuk do harxhojnë një qindarkë, do e ndërtojë privati.

Tani na del se shqiptarët do harxhojnë 1.3 miliardë euro për ndërtimin e portit të ri.

Përveç faktit se trojet tokësore dhe ujore, se ndërtohet Jaht Marina Durrës, trojet tokësore dhe ujore të portit shkojnë së paku 3 miliardë euro, ku sheiku Al Alabar, që investon gjithsej 70 milionë, me Edi Rama dhe botën e nëndheshme do të ndërtojnë 12.500 apartamente dhe 6 hotele superluksoze.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nga zëri juaj guximtar u denoncuan vjedhjet e kryeminstrit, familjarëve të tij dhe narkoministrave

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nga zëri juaj guximtar në “Rrugën e Shpresës” …