Lideri i opozitës, Sali Berisha falënderoi mediat gjermane për mbështetje në zbardhjen e aferave të korrupsionit dhe të lidhjeve të mundshme me krimin e organizuar, duke theksuar se ato kishin zbuluar lidhje të dyshimta mes klaneve shqiptare dhe Ekuadorit.
Berisha gjithashtu kërkoi formimin e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar thellësisht çështjet që lidhen me Portin e Durrësit dhe investimet që janë bërë në këtë sektor. Ai nënvizoi rëndësinë strategjike të Portit të Durrësit dhe kritikoi përpjekjet e Edi Ramës për ta përdorur këtë projekt në mënyrë të dëmshme për interesat kombëtare.
“Tani, dua të shpreh një mirënjohje të madhe medieve gjermane, e cila në mënyrë të përsëritur po qëndron.
Fat i madh që mediat qëndrojnë në avokatinë e interesave publike të shqiptarëve dhe qytetarëve europianë.
Sot, ju e keni parë dhe lexuar, ato informojnë se afera po shkon drejt Ekuadorit, drejt klaneve shqiptare të drogës në Ekuador.
Po qe kështu, është Edi Rama. Ata thonë një oligark, jo, është Edi Rama. Oligarku mund të jetë bashkëpunëtor, por këtu është Edi Rama vetë.
Ne duhet të krijojmë një komision hetimor parlamentar.
luftuar për këtë, është bërë punë, janë bërë konference, janë bërë shumë veprimtari opozitare, por tani duhet të kërkojmë një komision hetimor parlamentar për të bërë transparencë gjer në fund.
Se të gjobisësh shqiptarët me 1.3 miliardë euro, po me ato 1.3 miliardë euro hajde të dyfishojmë menjëherë pensionet. Të gjitha pensionet. Dhe porti ja ku është, Porti i Durrësit është një mrekulli.
Është i vlerësuar nga Sekretariati i Transportit të KE me një rëndësi strategjike.
U përpoq të tërhiqte NATO-n, por NATO nuk ra në kurthet e Edi Ramës.
Imagjinoni ku shkon mendja e sëmurë e një njeriu, tërheq NATO-n në një nga aferat më korruptive.
NATO vetë ka pasur vlerësime të qarta për Portin e Durrësit, pasi në mënyrë të përsëritur ushtritë e NATO-s kanë zbarkuar në Portin e Durrësit për manovra shumë të mëdha që janë zhvilluar në Shqipëri.
Kështu që kjo është një moment, ky komision është i një rëndësie shumë të madhe”, u shpreh Berisha.