Liçaj: Kjo është narkoqeveri, sot nuk gjen një punë sepse i kanë zënë vendet patronazhistët

Aktori i njohur, Neritan Liçaj, në fjalën e mbajtur në protestën e organizuar nga Alenaca për Teatrin dhe qytatarët para bashksië së Tiranës, u shpreh se qytetarët nuk janë dorëzuar te Teatri, mirëpo erdhën përfaqësuesit e këtij narkoshteti dhe e prishën me dhunë.

Aktori tha se, ju keni bërë atë që nuk e ka bërë asnjë në historinë e njerëzimit dhe policia që ka si detyrë t’i ruajë këto institucioni, i prishi me dhunë.

“Donald Trump ka një gjë të mirë kur thotë: ‘Never Give Up’ Dhe këtë e kam vërtetuar mjaft mirë me punën e Teatrit.

Unë me këtë (Veliajn) nuk kam punë, i ka paditë rresht  ky, Rama,  Këshilli Bashkiak, ish-drejtori juaj i policisë, ish-ministri aty i kanë të gjitha.

Ne sot nuk u dorëzuam te Teatri, mirëpo erdhët ju dhe e prishët me dhunë dhe keni bërë atë që nuk e ka bërë asnjë në historinë e njerëzimit  dhe policia që ka si detyrë t’i ruajë këto institucioni, i prishi me dhunë.

Partia Komuniste ka mbi 80 vjet që bëhet me serbët, rusët, grekët. PD ka mëkate, por nuk është ulur ndonjëherë në prehrin e ndonjë serbi. Këta janë horra. Këta i kanë bërë atentate Berishës pa fund, këta kanë gjuajtur Azem Hajdarin në parlament. E djathta asnjëherë nuk ka vrarë. Shumë drejtorë tuaj janë sigurimsa. Unë dua liri, demokraci, votë të lirë.

Ne nuk djegim, ne jemi shqiptarë, e respektojmë shqiptarin dhe kur vihen kundër nesh. Policë, fitoni respektoni për veten tuaj, sepse këta na kanë dërguar drejt Lindjes, pasi ne jemi popull perëndimor e duhet të ruajmë kombin tonë. Shikoni familjen tuaj, që vuajnë, që nuk gjejnë dot një punë, sepse kanë zënë vendet patronazhistët. Çuna, bëhuni shqiptarë prej vërteti”, tha Liçaj.

About Redaksia

Check Also

Rama merr vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë

Rama dhe qeveria kanë marrë vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë. Qeveria …