Nga Redin HAFIZI
Fatkeqësisht Shqiptarët brenda kufijve shtetërorë janë Europianët më të varfër kur sheh të ardhurat për frymë dhe me politikanët apo oborrtarët e tyre më të pasur në Europë. Kjo u arrit përmes një proçesi të mbështetur nga qeverria për të luftuar çdo biznes të ndershëm të bazuar në idenë e pronës private të ligjshme. Ideja dhe premtimet për legalizim u kthyen në dhunë për shkatërrim dhe dëbim për shkak të bindjeve politike. Në Shqipëri nuk mund të ndërtohet biznes nga asnjë individ që nuk i përshtatet platformës mafioze të “Rilindjes”. Prioriteti është pastrimi i parave të drogës dhe ka një logjikë të thjeshtë se një emigrant i ndershëm nuk mund të konkurrojë me kursimet e tij bizneset që mbështeten nga paratë e drogë, paratë e korrupsionit qeverritar, paratë e bashkëpunimit të të dyjave kundër individit të moralshëm në biznes. Kjo është sot Shqipëria e biznesit, MAFIA.
Kur debatohet shpesh për korrupsionin e bandës së PS, liderët e asaj bande deklarojnë se duhet t’ia lënë drejtësisë. Kjo bandë nuk kupton se çfarë është drejtësia. Ata janë trajnuar ta shohin drejtësinë si një copë letër ashtu siç shohin kushtetutën. Jo, drejtësia është më shumë se aq. Drejtësia është të jetosh në një marrëdhënie të drejtë me Zotin, me njerëzit dhe me të gjithë proçesin e krijimit. Pra drejtësia është borxhi i madh që shpesh gjyqtarët dhe juristët i kanë anës morale të krijimit universal, pasi ata i përmbahen shpesh gërmave në mënyrë të ftohtë dhe që janë shumë të interpretueshme. Ndërkohë morali mbetet i painterpretueshëm, pasi nuk bazohet në gërmë, por në ndjenjë të drejtë përgjegjësie për vete, familjen dhe kombin.
Të shkruash për moralin e individëve nuk ka se si të jesh i paanshëm, por patjetër që duhet të bëhesh palë kundër imoralitetit, pa hyrë në procedurat ligjore që shpesh nuk vendosin drejtësi. Në Shqipëri e në shumë vende ka humbur koncepti i drejtësisë, duke e kthyer atë në një proçes e jo në një realitet për të cilin ia vlen të luftohet. Këtë frymë e kanë sjellë projektet globaliste të financuara nga Soros duke e shndërruar botën në një arenë fushëbetejash të ndryshme kundër moralit të simboleve që ndihmojnë në integritetin njerëzor. Bota është më e thjeshtë për t’u kontrolluar kur qytetarët zhvishen nga integriteti. Janë individë që nuk kanë ndryshim nga një masë balte që mund ta formësojnë si të duan “artistët” e politikës. Kjo është politika e njerëzve lakuriq apo e xhaketave të zbrazëta dhe nuk kanë si të kenë turp për çdo gjë tjetër që u ndodh në karrierë.
Shqipëria është përfshirë nga një valë e fuqishme ndjekjesh penale për korrupsion në nivele të larta në politikë, dënime në këto nivele dhe madje konfiskim pasurish marramendëse të disa individëve politikanë që jetojnë në një ndër vendet me popullsinë më të varfër në botë dhe Europianët më të varfër nëse sheh të ardhurat për frymë dhe nivelin e shtresave në nevojë.
Ndërkohë Rama bredh me çarter, Veliaj blen fjalën, Balla bën reklamën e Toyota Yaris dhe hapësirave në makinë, Fatmir Xhafaj dhe Klotilda Bushka helmojnë ligjin me ndërhyrjet Soros duke ua treguar Shqiptarëve si drejtësia Amerikane. Oborrtarët e tyre hyjnë e dalin në zyrat e prokurorëve, dënohen e sërish dënohen. Janë baballarë e nëna fëmijësh që nuk e di çfarë njerëzish do të bëhen kur si shembull kanë të tillë prindër. Megjithatë unë besoj se ata nuk kanë turp. Ata zgjodhën imoralitetin dhe padrejtësinë. Ata nuk zgjodhën një marrëdhënie të drejtë me Zotin, me njerëzit dhe me krijimin. Ata tentuan ta ndryshojnë atë dhe besuan në ndryshim, por kur dështuan nuk kërkuan falje, pasi ATA NUK KANË TURP.