Berisha: Revolucion studentor i ‘90 përzuri edhe Beogradin, i cili në çdo kohë diktonte politikën e Tiranës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e organizuar në selinë blu nga FRPD dhe grupimi ‘Dhjetor ‘90’ në kuadër të ‘8 Dhjetorit’, ditës së rinisë, ku kujtoi si nisi lëvizja më e madhe qytetare që rrëzoi diktaturën në Shqipëri.

Berisha tha se, revolucion studentor i 1990, përzuri edhe Beogradin i cili në fakt, në çdo kohë dhe rrethanë diktonte politikën e Tiranës.

“Të dashur të rinj dhe të reja.

Të dashur dhjetoriste, dhjetoristë, pasi ky epitet i merituar do të ju shoqërojë gjithë jetën për kontributin tuaj historik.

Të dashur anëtar të panelit, ju përshëndes.

Ne sonte nderojmë revolucionin demokratik të viteve ’90, apo Lëvizjen Studentore, e cila përbën një nga faqet më të ndritura të historisë së lirisë, të kombit shqiptar.

Përbën një nga arritjet më të mëdha të shqiptarëve në rrugën e lirisë. Rruga e lirisë nuk ka qenë një rrugë e sheshtë për shqiptarët, ka qenë një rrugë shumë e vështirë. Një komb që kishte përjetuar shekuj, mos më shumë, pushtime të huaja.

Një komb që erdhi në agun e shekullit të kaluar, më shumë për tu copëtuar, me fjalë të tjera për tu zhdukur.

Një komb që Lufta e Dytë Botërore, ishte më i pari në Europë që u pushtua dhe pushtimi i tij kaloi pa u regjistruar. Përveç medieve, asnjë kancelari pothuajse nuk tha një gjysëm fjale publikisht, dhe që një komb që ditën e çlirimit, shqiptarët luftuar kundër pushtuesve, arritën të rreshtohen në anën e aleatëve, ndonëse lufta mori aspekte të tmerrshme të luftës civile, por prap, ditën e largimit të pushtuesit të huaj, në Tiranë do të vendosej një pushtues tjetër, më i pamëshirë, më barbar që shqiptarët kishin njohur në tërë historinë.

Do të instalohej ai që me të drejtë në pranverën e vitit 1990, pikërisht partitë që votuan dy ditë më parë në Uashington rezolutën e PD-së, në deklaratën e tyre do të shpallnin Enver Hoxhën, Hitleri shqiptar i pas luftës së Dytë botërore.

Pra në këtë udhëtim të vështirë të kombit, revolucioni demokratik i Dhjetorit ’90, apo lëvizja studentore ishte dhe do të mbetet një prej ngjarjeve më të mëdha në historinë e lirisë.

Ishte një ngjarje, një revolucion që jo vetëm ndau sistemet, ndau epokat, pra, sistemin totalitar nga sistemi demokratik që do të vendosej.

Epokën e lirisë, me epokën e shtypjes dhe represionit.

Por përveç këtyre ky revolucion kishte një tipar tjetër, kardinal. Ishte një revolucion nacionalist qytetar, në kuptimin se, përherë të parë në historinë e vendit, një pushtet pa asnjë lidhje me armikun shekullor të shqiptarëve, Beogradin, do të vinte ose do të niste rrugën drejt pushtetit në Tiranë.

Pra ky revolucion përzuri edhe Beogradin i cili në fakt, në fakt, në çdo kohë dhe rrethanë diktonte politikën e Tiranës. Pra ishte revolucion demokratik, ishte një revolucion kombëtar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …